Bukë Integrale

Përbërësit

1 kg miell integral
700 ml ujë
1 lugë gjelle maja birre
1 lugë çaji sheqer
1 lugë gjelle kripë

Përgatitja
Në një enë të thellë hidhni miellin, maja birrën, kripën dhe sheqerin. Përzjeni përbërësit dhe pastaj filloni të shtoni gradualisht ujin e vakët, duke e përzjerë masën me dorë.Punojeni brumin me duar deri sa të bëhet një masë homogjene. Lëreni për një orë që të vijë brumi. Kur të shihni që është fryrë, hidhini pak miell dhe rrotulloheni masën e brumit nëpër të.Bëni gati tepsinë ku do të piqni bukën. Vendosni letër kuzhine për pjekje dhe vëreni në tepsi.Pastaj vendosni aty brumin dhe lëreni edhe një orë tjetër deri sa të krijoj një fryrje të lehtë. Furrën duhet ta ngrohnin paraprakisht në 200 gradë celcius.E lini të piqet në këtë temperaturë për 10 minuta. Pastaj ulni temperaturën në 180 gradë celcius dhe piqeni edhe për 20 minuta të tjera, deri sa të marrë ngjyrë të artë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *