Burri në Tiranë behet xheloz merr bashkëshorten me dhunë nga puna dhe e rreh në lokal por e gjen belaja me pas

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka marre me forcë bashkëshorten e tij nga vendi i saj I punës, për ta çuar më pas pa dëshirën e saj në një lokal, ku e ka dhunuar.

Uniformat blu njoftojnë se gruaja ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Amarildo Shabani e ka dërguar gruan në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur atë me urdhër mbrojtjeje.

Raportohet se bashkëshortja e Amarildo Shabanit punonte në një farmaci, ndërsa mëoshet se 33-vjeçari e ka marrë me forcë për t’I kërkuar që të rikthehshin bashkë dhe ta falte.

Por sipas dëshmisë së gruas, ai e dhunonte dhe për shkak të xhelozisë nuk e lejonte të shkonte në punë. Kjo ka qenë arsyeja se pse ai e dhunonte, pasi donte që ta mbante në shtëpi.