Byrekë me patëllxhanë, domate e djathë

Përbërësit:

1 pako peta

1 qepë e madhe

2 thelpinj hudhër

4 patëllxhanë

2 domate

100 ml verë

Kripë dhe piper i zi

1 lk kumin

15gr djathë

Për spërkatje

100 ml vaj

1 gotë qumësht

2 kokrra vezë

Përgatitja:

Vendosim tiganin dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri. Kaurdisim qepën deri sa të bëhet transparente. Shtojmë patëllxhanët të prerë në kubikë të vegjël 0,5 cm. Shtojmë hudhrat e grira hollë dhe i trazojmë për 2-3 minuta shtojmë domatet e pastrura nga farat dhe i presim në kubik të vegjël. I trazojmë mirë dhe i shuajmë me verë të bardhë dhe e lëmë deri sa të avullojë alkooli. Shtojmë kripë , piper të zi, pak kumin, borzilok . largojmë tiganin nga zjarri dhe e lëmë të ftohet pak në fund. Shtojmë në fund djathin e thërrmuar.

Byrekut me patëllxhanë mund ti japim formën që dëshirojmë. Mund ta bëjmë role, mund ti bëjmë trekëndësha ose thjesht shtrojmë 2 peta në tepsinë e lyer me yndyrë dhe pasi të kemi trazuar vezët me vaj e qumësht spërkatim petët në çdo dy petë. Pasi të kemi shtruar poshtë 6 petë shtrojmë mbushjen dhe i mbulojmë me petët e mbetura (4-5 petë), duke i spërkatur përsëri në çdo dy petë. Në fund spërkatim sipër, kryesisht anët. I mbledhim ato dhe vendosim tepsinë në furrën e parangrohur 190º-200º C dhe e lëmë byrekun të piqet për 25-30 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *