Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Çfarë ndodhi? Pas ndarjes së Triksës me Donaldin shpërthen Anaid Kaloti

Ish-banori i Big Brother 6, Anaid Kaloti, përgjatë këtij edicioni të “Big Brother Vip” ka shprehur hapur mbështjetjen e tij për Donaldin.

Anaidi ishte ai që i bëri surprizën Donaldit me parashutën me ‘Spiderman’ dhe me thënien e famshme “Dashuria nuk është një sekret”, një moment i cili shkaktoi tension te Beatrix gjatë qëndrimit në shtëpi.

Por duket se pas përfundimit të “Big Brother Vip” gjërat kanë ndryshuar, pasi Donaldi i ka bërë “unfollow” në Instagram Anaidit dhe nuk është kuptuar ende arsyeja përse.

Kjo ka bërë që Anaidi të reagojë ditën e sotme pas lajmit se Trixa është ndarë me Donaldin. Ai ka mbrojtur këngëtaren duke e cilësuar Donaldin si mashkull pa shtyllë kurrizore.

Postimi i plotë i Anaidit:

“Kur unë flisja të vërtetën, ju që jeni mësuar të gënjeni veten më hidheshit kundra. Më vjen mirë që Beatrix nuk ngjan me disa nga ju! Ne Shqipëri gjen pafund meshkuj pa shtyllë kurrizore, që gjithmonë shënjestrojnë një femër dhe i vënë gishtin në plagë,

që t`i tregojnë shokëve çfarë ngjyre ka gjaku. Ca të përhumbur, ca të tjerë të përkulur…. Qytetarinë nuk e blen dot lirë, për sa kohë në pazar shiten vetëm produkte fshati!”