Çfare po ndodh në Rinas? Forca të shumta policie, 49 persona pasi marrin lajmin pritet qe te…

Rinasi eshte pika e kalim kryesor ne Shqiperi.Por diten e sotme jane kthyer 49 shtetas me familjet e tyre pasi u eshte refuzuar azili per shkak te dokumentave jo te rregullta.

Pasi u eshte refuzuar kerkesa per azil ata kane shkelur rregullat e shengenit dhe po rikthehen ne atdhe.

49 shtetas jane kthyer ne Shqiperi 44 jane nga kthyer nga Franca dhe 5 nga Luksemburgu.

Veç bashkëkoordinimit Francë – Belgjikë dhe Francë – Holandë, kësaj radhë kanë marrë pjesë Luksemburgu dhe eskorta e Policisë Kufitare shqiptare.

Policia Kufitare në Rinas mori masa për sigurimin e tyre në ambientet e përcaktuara për këtë qëllim, deri në përfundim të procedurave nga specialistët e Policisë Kufitare.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që synojnë të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, me qëllim kërkimin e azilit, të mos bëjnë përpjekje të kota, pasi shanset për të fituar azil janë zero.