Çiljeta flet për lidhjen: Jam xheloze, e dua për veten time

Këngëtarja shumë e dashur për publikun e që vazhdon të sjellë hite, Çiljeta ishte e ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, ku përpos karrierës, djalit të saj Fernandos, foli paksa edhe për jetën personale.

E pyetur nga Rudina nëse është natyrë xheloze, Çiljeta u përgjigj me po dhe tha se njerëzit që dashuron i do vetëm për vete.

“Në fakt më shumë jam territoriale-posesive, që i dua gjërat për veten time. Unë ia di vlerat vetes time, për t’ju ndjerë xheloze ndaj dikujt tjetër. Jam territoriale për njerëzit që dua, për gjërat që kam”, u shpreh Çiljeta./Xing.al