‘Probleme gocash’, Hera i bën zbor Rezarta Shkurtës që në pikë të mëngjesit

Rezarta Shkurta përveçse një këngëtare me një karrierë të suksesshme, tanimë edhe biznesmene, është gjithashtu edhe një mama e përkushtuar ndaj vajzës së saj, Herës.

Hera sot ka nisur ditën e parë të kopështit dhe përpara se të shkonte i ka kërkuar Rezartës t’i bënte disa foto.

“Ne kemi probleme gocash që tani, foto në pikë të mëngjesit”, shkruan Rezarta.

Në videon e postuar në Instastory, Hera shfaqet duke pozuar ndërsa Rezarta e pyet se ku ka mësuar të pozojë kështu.

“E di vet”, përgjigjet Hera e cila është veshur me shumë stil.