Cmendet 78 vjecari akuzon gruan per tradheti live ne emison. Ja cfare me ka ber ajo

World NewsQerimi është një 78-vjeçar nga Vlora i cili ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” me pretendimin se bashkëshortja e tradhton. Në klipin prezantues të rubrikës nga “E diela shqiptare” në Tv Klan ai thotë se grave nuk u duhet besuar.

Qerim: Burri duhet t’i ruhet gruas deri në fund të jetës. Grave s’i zihet besë. Pas 48 vjetësh gruaja mua më mashtron, më tradhton. Ky është kasap, por ne ky na ka masakruar, na shkatërroi familjen.

Ndërsa hyn në studio, Qerimi i përgjigjet Gjebreas për arsyen pse nuk duhet t’i besosh grave.

Ardit Gjebrea: Pse Qerim grave nuk i zihet besë?

Qerim: Po grave s’i zihet besë se në një televizion kam parë, në një emision kam parë që gratë gënjejnë më shumë se burrat.

Qerim: Me keqardhje të madhe e them që të dal para fëmijëve dhe para opinionit publik në këtë moshë që jam, është gjë e rëndë për mua, por jam i detyruar dhe këtu unë kam sjellë gruan. Këto kohët e fundit më ka tradhtuar! Në shumë raste është treguar…

Hajrie: Në kë rast të kam tradhtuar?

Qerim: Është treguar e pasjellshme, është treguar e padenjë karshi burrit. Pavarësisht se ne kemi një kohë të gjatë që jemi martuar, 48 vjet, ja erdhi radha që ne duhet të kritikojmë.

Eni Çobani: Po si erdhi radha zoti Qerim? 48 vjet martesë, na le pa fjalë të gjithëve. Ju 78 vjeç, zonja po në moshë, si është e mundur?

Qerim: Ja që qenka e mundur. Ne në mes na ka hyrë një person që e kemi gjiton. Gruan e sulmon, e diskrediton, e mashtron, e shantazhon nëpërmjet dhunës psikologjike, kurse mua nga ana fizike. Më shumë e kam sjellë këtë gruan se çfarë i thotë ai.

Hajrie: Unë i kam fshehur se nuk doja sherr, nuk doja të të futja në konflikt as ty e as fëmijët.

Qerim: Çfarë nuk i thotë, shumë herë i pret rrugën, shumë herë i del para…