Mamaja humb ndjenjat vazja 5 vjeçare i shpëton jetën mamasë me anë të një telefonate

Thuhet se heronjtë gjinden në librat me përralla ku princi lufton me kuçedrën për të shpëtuar të dashurën e zemrës, ose në filmat fantastiko-shkencorë, por Mary Constant, një nënë irlandeze nga Cork, nuk ka pse të rrëmojë kaq larg, pasi heroina e saj është vajza 5 vjeçare Pryia, e cila ndonëse e vogël arriti të lajmëronte në kohë ambulancën. Mamaja e dy fëmijëve ishte me pesëvjeçaren dhe vajzën 1 muajshe, kur u ndje keq dhe humbi ndjenjat. Në këtë situatë, Priya mendoi t’i bënte një video-telefonatë babait të saj duke e lajmëruar për atë që kishte ndodhur .

“Ajo qante dhe thoshte që gruaja ime kishte qenë duke pirë çaj më parë dhe se nuk mund të ngrihej. E pyeta se çfarë donte të thoshte dhe ajo vazhdonte të thoshte se Mary ishte në dysheme dhe nuk mund të ngrihej. Vetëm kur i kërkova të kthente telefonin në mënyrë që ta shihja, kuptova që gjendja ishte serioze “.-rrëfeu bashkëshorti i zonjës Constant.

Në fakt, gruaja e tij pësoi goditje cerebrale dhe vetëm falë ndërhyrjes së mjekëve ajo u shpëtua në kohë. Babai i Pryia-s tregoi se e kishte mësuar të bijën të përdorte Ipad-in e saj për të bërë videotelefonatë. Ai zbuloi se zakonisht nuk përgjigjet në telefon kur i jep makinës, por “për ndonjë arsye të çuditshme” ai vendosi të përgjigjet atë mëngjes. “Kirurgu na tha që pa Priya-n, Maria nuk do të ishte sot këtu. Ajo nuk e di ende, është një heroinë”, përfundoi ai.