Çomlek me mish

0
273

Përbërësit:
4-6 racione mish viçi
2 kokrra qepë mesatare
1 kg qepë të vogla
1-2 kokrra hudhër
3 gjethe dafine
1 lgj koncentrat salce
1 gotë verë të kuqe
Piper i zi kokërr dhe pluhur
Vaj ulliri
2 lgj uthull (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Pastrojmë qepët dhe i shpëlajmë ato. Vendosim vajin në tenxhere të ngrohtë dhe skuqim mishin deri sat ë marrë pak ngjyrë. Shtojmë 2 qepë mesatare të grira në kubikë të vegjël, i kaurdisim së bashku me mishin deri sa qepa të fillojë të tretet pak.

Paralel në një tigan tjetër kemi vendosur pak vaj dhe kaurdisim qepët e vogla deri sa ato të zverdhen pak. Më pas i shtojmë në tenxhere ku kemi mishin me qepën. Shtojmë disa thelpinj hudhër të qëruara dhe i hudhër e pastrojmë nga cipa, e presim nga maja dhe e vendosim në tenxhere të plotë.

E shuajmë me verë dhe e lëmë zbuluar të ziejë për 2-3 minuta dhe shtojmë gjethe dafine. Hollojmë salcën me pak ujë dhe e shtojmë në tenxhere. Shtojmë kripë, piper të zi, disa kokrra piper të zi, 1 gotë ujë dhe mbulojmë tenxheren me kapak. Ulim temperaturën në temperaturë mesatare dhe e lëmë të ziejë deri sa qepa të ziejë plotësisht. Sapo të bashkojen të gjithë përbërësit, gjella mund të vendoset dhe në një tavë dhe e mbulojmë me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturë 190º për 2 orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here