Çorbë shkodrane

0
52

Përbërësit: 

  • 400 gr mish të grirë
  • 2 filxhanë oriz
  • 5 filxhanë lëng mishi
  • 1 kokërr qepë
  • ½ lugë gjelle salcë domate
  • 3-4 lugë gjelle vaj
  • Kripë, piper
  • Gjethe dafine

Përgatitja: 

  • Kaurdisim fillimisht qepën derisa të zbutet duke e ndihmuar dhe me pak kripë. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë mishin e grirë dhe e kaurdisim mirë derisa të përthithë lagështirën e vet.
  • Më pas shtojmë salcën e domates dhe pas 2-3 minutash hedhim lëngun e mishit.E lemë mishin e grirë të ziejë për rreth 10 minuta. Tek masa e përgatitur shtojmë dhe gjethen e dafinës, kripë dhe piper.
  • Në fund shtojmë orizin dhe e lemë derisa orizi të ziejë në formë rizotoje. E lemë të ftohet pak dhe e servirim të ngrohtë.