Niseni ditën me lëngun e jetës. Ja receta 5-minutëshe

0
54

Mëngjesi është një ndër vaktet më të rëndësishme prandaj duhet t’i kushtoni një rëndësi të veçantë. Kjo smoothie me 5 përbërës është fantastik për të marrë energji dhe lëndët ushqyese aq të nevojshme për organizmin tuaj.



Receta është e thjeshtë dhe ju merr vetëm 5 minuta kohë.

Përbërësit:

  • 1 kivi
  • 40 gram boronicë
  • 20 gram rrush pa fara
  • ½ banane
  • 50 ml qumësht

Përgatitja:

  • Në një blender shtoni të gjitha frutat. Rrushi rekomandohet të jetë pa fara në mënyrë që pija të mos ketë shije të hidhur.
  • E përzieni për pak sekonda derisa të marrim një masë homogjene dhe më pas i shtoni qumështin.
  • Në fund e shërbeni në një gotë dhe shijojeni.

Nuk ka mënyrë më të mirë për të nisur ditën sesa me këtë pije që ju siguron shumë energji.