Cristiano Ronaldo la 20 mijë euro bakshish gjatë pushimeve

Jeta e Ronaldos është mbushur me luks të të gjitha llojeve: kampioni i Juventusit nuk lejon që ti mungojë asgjë edhe në pushime, ku vitin e kaluar qëndroi në Greqi.

Vendi ku kaloi pushimet ishtë Royal Villa Methoni, një vendpushim luksoz në Kosta Navarino

Struktura që kushton 8 mijë euro për një natë dhe me të gjitha llojet e përfitimeve: palestër, sallë masazhesh, pishinë, fushë golfi dhe qasje në plazhin privat transmeton shqiptari.net.

Para se të nisej, Ronaldo i dha një dhuratë të mirë të gjithë punonjësve të këtij vendpushimi, duke lënë një super bakshish, 20 mijë euro si një falenderim për trajtimin e marrë dhe për mbajtjen e tij larg nga kureshtarët.