Cudit modelja shqiptare: Meshkujve u shoh pamjen dhe jo vlerat, nuk mund të fle me një që s’më pëlqen

0
216

Modelja shqiptare, Silvana Bushati ka folur lidhur me dashurinë dhe preferencat e saj për një mashkull. Ajo është shprehur se është pamja gjëja e parë që spikat kur njeh një djalë dhe jo vlerat që ai ka. Modelja ka marrë shembull marrëdhënien e saj, duke theksuar se te bashkëshorti ka parë aparencën fillimisht.

“Syri i parë nuk t’i sheh vlerat. Kur shikon një person, nuk mendon t’ja shikosh vlerat, është kënaqësia e syrit në impakt të parë, pastaj duke e njohur personin i njohim dhe vlerat. Nuk do të thotë që ne të jemi të mbuluar dhe ai personi të vijë e të na thotë, t’i çfarë bën, me çfarë merresh, kush je. Kur shkon dhe në dyqan t’i shikon një gjë të bukur sepse ti do ta marrësh. Gjëja e parë kur unë kam parë burrin tim ka qenë aparenca. Nuk e kam parë se sa i zgjuar është dhe sa jep ky person për mua”, tha Silvana.