Ermal Mamaqi zbulon nxjerr në pah detajin në fytyrën e djalit Joelit

Në shtëpinë e Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës kishte festë. Gëzimi i tyre i parë, Joeli, feston ditëlindjen e nëntë. Urimin e parë e ka marrë nga babi Ermali që në një postim në Instagram i ka dedikuar të birit fjalët më të ëmbla, duke vënë në pah gjithashtu një detaj në fytyrën e të birit, një nishan në formë zemre.

“M’u deshën 9 vite të shoh që ky Kingu përveç dashurisë që rrezaton, ka dhe një shenjë afër mëndjes që është një zemër. Jetë të gjatë dhe me shëndet gëzimi ynë i parë. Joel 9.”, ka shkruar Ermali.