Detaje te reja nga prokuroria. Pse u filmua skena e dhunes me te moshuaren

0
1099

Gjykata Themelore e Pejës, të enjten ka vendosur që tri infermiereve Aurona Pelajt, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi, të cilat janë të përfshira në keqtrajtimin e të moshuarës që ishte strehuar në Shtpëinë për kujdesin ndaj të moshuarve “Orenda” në Pejë, t’u caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.

Ndërkohë që janë zbuluar detaje të rastit që tronditi vendin bazuar në arsyetimin e prokurorisë për paraburgim, shkruan Insajderi.

Në kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së sigurisë ndaj tri infermierve të përfshira në skandalin e dhunës fizike ndaj të moshuarës thuhet se gjithë aktin e shëmtuar e kishin planifikuar paraprakisht.

Sipas arsyetimit të Prokurorisë, që ka cituar Sinjali të shtunën e 29 tetorit, e dyshuara Aurona Pelaj, kishte rënë dakord me dy koleget e saj, Altinën dhe Remzien, që me anë të forcës të vënë nën kontroll të moshuarën e cila ishte strehuar prej kohësh në shtëpinë e Kujdesit ‘Orenda’.

Gjithë ngjarjen e planifikuar, Pelaj kërkoi që ta kenë të dokumentuar edhe më anë të incizimeve përmes telefonit, detyrë me të cilën u ngarkua infermierja tjetër, Remzija.

Sipas Prokurorisë, ani pse të dyshuarat e kanë ditur gjendjen e rënduar shëndetësore të të moshuarës, nuk kanë hezituar që ndaj saj të përdorin forcë, me ç’rast në bashkëkryerje Altina dhe Aurona teksa xhiroheshin nga Remzija, kanë kapur për dore viktimën dhe të njëjtën më pas Aurona e ka goditur disa herë me shuplaka dhe me gjunjë në bark, siç shihet edhe në pamje.

Dhuna që po ushtronte Aurona ndaj të moshuarës, ishte shndërruar në objekt talljeje për dy koleget e saj, të cilat në pamjet e publikuara dëgjohen duke qeshur me zë dhe duke thënë se kjo është ‘raport për media’.

Zbulohen detaje të kërkesës për paraburgim ndaj tri protagonisteve të videos së dhunës ndaj të moshuarës

Në arsyetimin e prokurorisë që ka publikuar RTV Dukagjini, thuhet se me datën tre nëntor të këtij viti është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të pandehurve nga ora 13:00.

“Të pandehurave u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi gjyqtari i procedurës paraprake, në vlerësim të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurave, konstatoi se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtat e kanë kryer veprën penale që u vihet në barrë”, thuhet në vendim përcjell Insajderi.

Arsyetimi i vendimit bazohet në provat që janë dorëzuar nga prokuroia e që alarmon se ekziston rreziku që të dyshuarat mund të ndikojnë në dëshmitarë.

“ky dyshim mbështetet në provat që janë dorëzuar nga prokuroria dhe se me gjetjen e mundshme të pandehurave në liri ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë të cilët janë pjesë e stafit të shtëpisë së kujdesit shëndetësor ku ka ndodhur vepra penale, e të cilët nuk janë identifikuar dhe deklaruar ende, si dhe ndikimit në deklaratën e të dëmtuarës pasi e njëjta është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe nuk është deklaruar ende”, thuhet në njoftim.

Zbulohen detaje të kërkesës për paraburgim ndaj tri protagonisteve të videos së dhunës ndaj të moshuarës

Protagonistet e videos që dhunës të ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e kujdesit “Orenda” dhe kolegët tjerë të tyre, duket që nuk kanë pasur asnjë herë punë me kontrollë nga shteti. Inspektoratit Shëndetësor asnjë herë nuk ka inspektuar stafin mjekësorë në këtë qendër.

Derisa në raportin mjekësor të ekzaminimi të të moshuarës që ishte viktimë ka rezultuar se ajo ka pasur lëndime trupore edhe më herët. /Gazeta Indajderi