Dieta e menopauzës per cdo grua, çfarë të hani dhe të shmangni

Flitet shpesh për dietën e menopauzës dhe kjo sepse është rritur numri i grave që e kalojnë këtë fazë. Gjithashtu në këtë moment gratë shtojnë në peshë, që do të thotë se nevoja për të mbajtur një regjim ushqimor është më e madhe. Stili i rregullt i jetesës dhe kontrolli dietik sigurisht që ndikojnë në uljen e pasojave që sjell menopauza, si osteoporoza dhe patologjitë kardiovaskulare. Këto janë dhe shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek gratë në postmenopauzë.

Menopauza është një fazë e ndalimit përfundimtar të ciklit menstrual, si dhe fertilitetit. Zakonisht, mosha e menopauzës është 40 deri në 55. Shpesh kjo fazë shoqërohet me ndryshime psiko-emocionale që përkeqësojnë gjendjen e përgjithshme të gruas, japin valë nxehtësie, ulin energjitë, shtojnë ankthin si dhe shoqërohen me ndjenja të theksuara mërzitjeje. Por cilat janë ushqimet që duhet të konsumojë një grua në fazën e menopauzës?

Dieta italiane është një nga më të famshmet, që është e pasur me ushqime të pasura me kalcium:

Djathërat (parmixhano, emental, gorgonzola)

qumështi (i dhisë, i deles)

të verdha veze

fiq të thatë

bajame

lajthi

arra

brokoli

lakër brukseli

lakër jeshile

fasule të bardha

qumësht soje

sojë

tofu

salmon

sardelet

Siç mund të shikoni lista është mjaft e pasur dhe mund të kombinoni lloje të ndryshme për të mos u bërë të mërzitshme. Dietologët japin edhe këshilla të tjera, për të shmangur disa ushqime që në të vërtetë nuk duhe të jenë pjesë e një diete në kohën e menopauses.

E tillë është shmangia e uthullës dhe alkoolit. Sipas IMS (International Menopause Society), një dietë e shëndetshme ditore duhet të ketë fruta dhe zarzavate, drithëra integralë, si dhe konsumimin e peshkut 2 herë në javë. Gratë në menopauzë duhet të marrin 1200 mg Calcium, sepse kockat e tyre janë shumë të brishta në këtë fazë. Rol luan dhe vitamina D, ndaj rekomandohet që të paktën 10 minuta në ditë të përfitonin nga ekspozimi në diell. Kur është e pamundur, përfshirja e vitaminës D në dietë mund të përfshihet nga 400 – 800 IU në ditë.

Problemi i hipertensionit

Një nga problemet që mund të ndodhin në menopauzë është rritja e presionit të gjakut. Ndaj kripa është një prej armiqve të shëndetit tuaj, që duhet ta shmangni më shumë në këtë fazë. Pjesë e dietës mund të konsiderohet edhe kryerja e një aktiviteti fizik, për të ndaluar prishjen e strukturës së kockave.
Dieta është një armë e fuqishme, në mënyrë që edhe në këtë fazë të keni një stil të mirë jetese.