Dietologia keshillon: Niseni ditën me kos me tërshërë, ja dieta 7 ditore që ju largon dhjamin ne trupin tuaj

Dieta me kos përjashton ëmbëlsirat, duhanin, alkoolin dhe pijet e gazuara. Recetat e sallatave duhet të ndërtohen me shumë pak vaj ulliri. Rekomandohet që gjatë kësaj diete të konsumoni sa më shumë ujë. Kjo dietë rekomandohet të përsëritet jo më shumë se një herë në muaj.

Dita e parë
Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.Zemra: 1 filxhan kos.Dreka: Sallatë jeshile me një kokërr patate të zier.Zemra: Kos me fruta (mollë, portokalle, limon).Darka: 200 gr fileto pule.Para gjumit: 1 gotë kos me një domate të grirë në mikser.

Dita e dytë
Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.Zemra: Kos me fruta (mollë, boronica, pjeshkë).Dreka: 50 gr oriz të shoqëruar me sallatë me domate.Zemra: Kos me fruta (mollë, portokalle, limon)Darka: Sallatë me perime mikse, e shoqëruar me një fetë buke të zezë, ose integrale.Para gjumit: 1 filxhan kos.

Dita e tretë
Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.Zemra: Kos me fruta sipas dëshirës.Dreka: Supëperimesh mikse e shoqëruar me sallatë perimesh mikse.Zemra: Kos me fruta (mollë, portokalle, limon).Darka: 200 gr peshk i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile.Para gjumit: 1 banane.

Dita e katërt
Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.Zemra: Kos me fruta sipas dëshirës.Dreka: 200 gr fileto pule, e shoqëruar me sallatë greke (domate, ullinj, qepë, djath i bardhë).Zemra: Kos me fruta (mollë, portokalle, limon).Darka: 2 kokrra patate të ziera, të regjura në uthull molle.Para gjumit: 1 gotë kos me një domate të grirë në mikser.

Dita e pestë
Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.Zemra: Kos me fruta sipas dëshirës.Dreka: 50 gr oriz.
Zemra: 1 gotë kos e shoqëruar me një fetë buke të thekur (bukë e zezë ose integrale).Darka: 100 gr fileto pule e shoqëruar me sallatë perimesh mikse.Para gjumit: 1 fetë shalqi.

Dita e gjashtë
Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.Zemra: Kos me fruta sipas dëshirës.Dreka: 200 gr peshk i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile, ose me sallatë perimesh mikse, si dhe një fetë buke e zezë ose integrale.Zemra: 1 gotë kos e shoqëruar me një fetë buke të thekur (bukë e zezë ose integrale).Darka: Perime të pjekura në zgarë.Para gjumit: 1 fetë pjepër.

Dita e shtatë
Zgjidhni njërën nga recetat e gjashtë ditëve të para, që ju preferoni më shumë.shije.life