Dikur një yll i Hollivudit.Tani nuk njihet më si është katandisur. Foto

Bridget Fonda, 59 vjeç, duket shumë ndryshe dhe nuk njihet më si më parë. Ajo është fotografuar të premten në Los Anxhelos, në një dalje të rrallë publike 20 vjet pasi u largua nga fama e saj.
Me nje veshje krejtësisht të rehatshme dhe me flokët e thinjur lehtas, ish aktorja kishte veshur në palë atlete dhe mbante një cantë në krahë pranë një dyqani.

Kujtojmë që Fonda la gjurmë në botën e aktrimit gjatë viteve ’80 dhe ’90, pasi rrëmbeu disa nga rolet kryesore në një numër hitesh, duke përfshirë Jackie Brown të ​​Quentin Tarantinos.

Aktorja u largua nga qendra e vëmendjes për t’u fokusuar tek familja e saj në vitin 2002. Ajo la aktrimin pë të qëndruar pranë bashkëshortit Danny Elfman dhe djalit të tyre të vetëm duke iu perkushtuar totalisht atyre.

Fonda, e cila vjen nga një linjë e gjatë aktorësh të famshëm – gjyshi i saj është ylli i njohur i filmit Henry Fonda, babai i saj është aktori Peter Fonda dhe tezja e saj është ikona e njohur Jane Fonda – filloi të aktrojë në moshën 4-vjeçare në vitin 1969. filmi Easy Rider.