Dje i dogjen shtepine ne Fier, por ja se cfare i kan bere sot Klodian Calamanit ne burgun e Vlores

Gjatë ditës së sotme, familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiut, protestuan për disa minuta para burgut të Vlorës, aty ku 38-vjeçari vuan dënimin.

Sipas “BW” gjendja e Çalamanit në burgun e Vlorës paraqitet e qetë dhe se vijon të qendrojë në izolim në ambientet e këtij burgu. Ndërkohë mësohet se Çalamani nuk është vizituar në burg nga asnjë i afërm i tij, dhe asnjë prej të burgosurve nuk i ka ofruar veshje.

Ai vijon të mbajë veshur rrobat që kishte ditën që u arrestua.

Vlen të thuhet se Klodian Çalamani ende nuk ka një përfaqësues ligjor pasi avokati që i ishte përcaktuar dha dorëheqjen nga kjo mbrojtje.