“U prehshi në paqe”/ Kjo është Pamela, ngjarja e saj tronditi vendin dje

Vajza që shihni në foto është Pamela Mërtiri, 34-vjeçarja me profesion farmaciste e cila ditën e premte, u humbi jeten në qytetin e Vlorës bashkë me foshnjën e saj 1-vjeçare.

Disa orë pas ngjarjes në faqen në Facebook të Urdhrit të Farmacistëve Të Shqipërisë, është publikuar fotografia e të resë.

POSTIMI I PLOTE

Të nderuar kolegë,

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të tyre, për këtë ikje të parakohshme.

Kush ishte Pamela Mërtiri, për të gjithë ata që nuk patën fatin ta njihnin.

Pamela lindi më 30.03.1987 në qytetin e Vlorës. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ndoqi studimet e larta, dega Farmaci, pranë Universitetit Kristal, ku u diplomua në vitin 2011. Pamela jetonte dhe ushtronte profesionin e farmacistes në qytetin e Tiranës. Prej vitit 2014 ajo drejtonte subjektin e saj farmaceutik, farmacinë Mela Pharma në qytetin e Tiranës.

Ndarja nga jeta e koleges tonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët por dhe për të gjithë miqtë, kolegët dhe ata që e njohën dhe patën fatin të punonin me të.

Lamtumirë kolege!