‘Do ta shkelqeje bashkine ashtu si humorin, 2 vjet me Besin flisnin budalliqe’, Erion Isai kapet keq me fansin

Erion Isai dy ditë më parë ndau lajmin e  mirë me të gjithë se kishte fituar garën në bashkinë e Kolonjës duke marr kështu mandatin e parë. Të shumta ishin urimet që mori aktori, por ndër to kishte edhe komente negative.

Mirëpo, siç duket Isai nuk ka duruar dot më dhe ka vendosur tu kthejë përgjigje të gjithë atyre që i dolën kundra.

“Ishalla nuk “shkëlqen” bashkinë ashtu si shkëlqen në aktrim,” ka shkruar një ndjekëse me ironi, ndërkohë që një tjetër i thotë: “Lere se ky ka qenë humorist i madh, ka 2 vjet me Besin veç flasin budallallëqe me mbush emisionin, përsërisin të njëjtat gjëra,”, komente këto që kanë sjell menjëherë reagimin e Erionit.

“Hera e parë dhe e fundit që replikoj me ty. Së pari kosideratat e tua për mua më bën të mendoj që kur ju jap këtë reaksion vulgut si puna juaj, do të thotë që po bëj diçka. Shiko e thellohu se bukuria nuk matet në vendosje tiparesh fizike, apo hapësirash veshje-z.hv.es.hje. Të uroj që në jetë të kesh një mendje gjithmonë e më të bukur. Të uroj shëndet”., përfundo ai.