Doktori i Fiksit tregon mes lotesh pengun me te madh te jetes se tij

Të gjithë e njohim “Doktori i Fiksit”, por askush nuk e ka ditur deri më sot jetën e vështirë të Gentjan Pjetrit.

Së fundmi, në një rrëfim rrëqethës Doktori ka treguar mbi jetën e tij private. Ai ka rrëfyer se dikur ka qenë i dashuruar, mirëpo e humbi atë dhe gjëja që do të donte më së tepërmi ishte nëse do të kishte një fëmijë.

“Kam qenë i dashuruar, por ja që e humba. Mbase do të isha sot edhe me fëmijë, por ja që s’nuk. Është një peng për mua. Nuk e di çfarë do të bëja por do ta adhuroja dhe do ta doja shumë. Besoj që edhe gruan do ta doja, por ja që nuk më ndodhi aq e qartë”, tha ai te emisioni “Të harruarit”.

Ndër të tjera, Gentjani është ndalur edhe te prindërit ku ka rrëfyer se njëri prej tyre ka 3 vite në krevat, ndërsa nëna është tepër raciste.

“Jeta ime është për të qeshur! Kam dy prindër, një nga ata ka 3 vjet në krevat fatkeqësisht. Kam edhe një nënë shume narciziste, që gjithë jetën e ka adhuruar veten dhe e adhuron veten. Nuk kam as motër as vëlla, jam laj, tha, vish, hekuros, palos, nxirr xhiro, Ky jam unë,” tha ai.