Vajza nga Klosi tregon lidhjen me dy djemtë: Kenado dhe Renato si dhe sqaron te verteten rreth fotove

Para pak ditësh ndodhi nje ngjarje e rende ne Klos por vajza ka dëshmuar përsëri duke deklaruar se djemtë nuk kishin foto të saj te zhveshur, por foto plazhi qe ajo kishte postuar në Instagram, ndërsa është shprehur se djemtë kishin përhapur fjalë për të në klase dhe gjithë Klosin.

E mitura ka rrëfyer para psikologes së shkollës dhe policisë, se dyshonte që dy të rinjtë, mund të kishin foto të saj në plazh, të cilat ajo i kishte publikuar vetë në Instagram, por në asnë moment nuk ka menduar se Kenado dhe Renato kishin fotografi të sajat.

E mitura, pasi ka dhënë dëshminë në polici dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të saj është larguar nga zona e Klosit. Aktualisht hetimet, janë përqëndruar tek ekspertimi i aparateve celulare të tre adoleshentëve, pasi bisedat mes tyre rezultojnë të jenë fshirë.

Gjithsesi, kjo dosje do të mbyllet pasi autori nuk jeton me.