“Dola nga banja e më ra mua peshqiri, ç’do bësh ti’? Etleva në hall madh, pasi i vjen keq të nxjerrë Serin nga shtëpia

0
994

Etleva është nënë e katër fëmijëve, burri i saj ndodhet në Itali për momentin. Serjani është i ndarë nga gruaja, jeton brenda shtëpisë së Etlevës, por në kushte jo të mira dhe nuk ka mirëqenie financiare. Ky ka qenë shkaku pse Etleva e ka marrë në shtëpinë e saj, por ai nuk pranon të largohet.

Eni Çobani: E kuptoj që në fshatra të vogla mund të ndodhin këto gjëra. Keqkuptime. Një zonjë i hap derën një hallexhiu dhe shiko se si keqinterpretohet, pra akuzohen për një marrëdhënie intime, ndërkohë që është e pamundur, nuk mund të ndodhë. Zonja ka pritur edhe njerëz të tjerë më parë. Edhe pse në një gjendje ekonomike jo të mirë, normale, ajo me zemrën saj ia ka hapur derën. Aq sa ka pasur mundësi. Tani po kalon mundësitë e saj mbajtja e Serjanit, plus ka një opinion shumë të rëndë. “Zonja Eni nuk dal dot në kafe se më shikojnë shtrembër”, më thotë.

Etleva: Zonja Eni, unë kërkoj të më hiqet kjo njollë. Kjo njollë e zezë që ti si grua, si nënë, si bashkëshorte dhe si publik që e dëgjon, unë nuk jam e tillë. Nuk kam ardhur në këtë publik si e shthurur, por kam ardhur si një nënë e si një grua që të kërkoj të drejtën time. Unë i drejtohem Serit, çfarë kërkon nga unë shpirti i motrës, ma thuaj!

Serjani: Të më ndihmosh o Etleva se nuk kam mbështetje.

Etleva: Çfarë mbështetje do zemra e motrës?

Serjani: Je motër, vëlla për mua.

Etleva: Po ja, jam motër, ja u bëra motër, çfarë kërkon?

Serjani: Le të thonë çfarë të duan njerëzit, unë të kam konsideruar si motër si shoqe, si kushërirë.

Etleva: Si të thonë njerëzit?

Serjani: Të thonë njerëzit çfarë të duan.

Etleva: Mirë e supozojmë se njerëzit nuk bëjnë fare, i heqim vizën. Po bashkëshortit si t’i them, apo edhe atij t’i heqim vizën?

Serjani: Unë të konsideroj si motër, si kushërirë.

Etleva: Edhe një herë Seri. I hoqa njerëzit, i vura vizën. Jemi bashkë të dy, tani.

Eni Çobani: Po bashkëshorti e di apo jo?

Etleva: Unë kam edhe një bashkëshort t’i heq edhe atij vizën? Unë ta thashë, nuk jam e shthurur, këtu në publik, kam ardhur si grua dhe si nënë këtu në publik. T’i them bashkëshortit “hajde fli ti, të hyj unë në mes, të marr edhe Serin?” Apo t’i them, “hajde ti të flemë bashkë dhe Seri të gjejë një zgjidhje vetë?”

Etleva: Ja dola nga banjo e më ra peshqiri ço bësh ti? Ja më ra më thuaj çdo bësh?

Serjani: Do rri në kuzhinë çfarë do bëj. Ose do vij të ndihmoj.

Ardit Gjebrea: Seri, shumica e publikut mendon që ti nuk duhet të flesh më në kuzhinë.

Serjan: Ka të drejtën e vet ajo, me familjen e vet. Po unë ku të shkoj? Babai s’më qas në shtëpi, ja ju i shikoni dokumentat vetë aty, falsifikimet.

Eni Çobani: Jo, që janë falsifikime nuk të takon ty ta thuash se janë organet kompetente. Ne kemi një kontratë shit-blerjeje Ardit, prandaj i bëra thirrje edhe noterit. Në qoftë se kjo kontratë shitblerjeje është në keqbesim sikundër thotë zotëria, që firmat nuk janë as të vëllezërve, as të babait, as të gjyshes, unë i them zoti Lirim kjo kontratë pasi të komunikohet me ju, do të shkojë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje dhe do ta shikojë prokuroria se si është e mundur që ju përjashtoni një nga anëtarët e familjes bujqësore dhe nuk e vini në pjesën e kësaj kontrate shitblerjeje.

Që nga momenti që ky djalë është përjashtuar, kjo kontratë do të prishet dhe do të dalë absolutisht e pavlefshme. Mua më vjen keq që zonja Xhemile ka dhënë para, por mund të ketë edhe zgjidhje të tjera që t’i jepni vlerën të cilën ia keni mohuar për kaq vite zotërisë dhe zotëria të ketë një banesë e mos të flejë më në kuzhinën e zonjës dhe t’i apstrojmë edhe njollën e zezë të jetës zonjës Etleva.

Etleva: Zonja Eni, kërkoj të më hiqet njolla.

Eni Çobani: Kjo është një detyrë shumë e vështirë se deri te ligji e bëj, që të heq njolla s’e kam bërë ndonjëherë, megjithatë të falënderoj për besimin, uroj dhe besoj që qyteti juaj dhe fshati ta besojë këtë që thatë, megjithatë kjo ngelet pjesë e ndërgjegjes së tyre dhe tuajës. Në qoftë se ke këtë zemër të madhe, ke pritur një hallexhi unë të duartrokas dhe të them faleminderit që ke bërë një veprim të tillë.

Ardit Gjebrea: Ndërsa unë të them: kujdes peshqirin.