Donald Veshaj ndan foton epike te prindërve. Shikoni cfare bejn gjithe naten

Emocionet e lojës së “Big Brother VIP” duket se kanë filluar të ndihen edhe më shumë te familjarët e banorëve.

Prindërit e Donald Veshaj, i cili shpesh është zgjedhur si i preferuari i publikut, nuk ndahen nga ekrani i televizorit.

Romeo ka zbuluar duke postuar në Instastory një foto, ku duket të dy prindërit të shtrirë, duke parë Donaldin në orët e vona të natës.

“Zgjohem të pi ujë gjatë natës dhe gjej këto rojet. Njëri sy hapur dhe tjetri sy mbyllur”, ka shkruar ai krahas pamjes.

Kujtojmë se disa javë më parë, Donaldi ka marrë një surprizë brenda shtëpisë, ku takoi mamanë dhe babain e tij.