Donaldi merr paralajmërimin e fortë: Do dalësh nga ‘BBV’ njësoj si Big Mama

Pas debatit që pati mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit me ilirin, Donaldi është shfaqur mjaft i tensionuar. Madje gjatë një bisede me Meridianin, Donaldi pranoi se ndjen shumë presion dhe nuk po shijon asnjë gjë gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e ‘Big Brother’.

“Kam presion më beso,kam presion nga të gjitha gjërat”, tha Donaldi. “Po shijoje se ti i fut vetes stres kot”,i tha Meridiani.

“Unë s’po shijoj asgjë këtu brenda,të gjithë po merren me diçka.Unë me Ilirin nuk dua ti sqaroj atij diçka që ka të bëj me mua”,tha Donaldi.

“Duhet ti durosh të gjitha,edhe mendimin e atij ,edhe provokimin e atij ose ndryshe do të dalësh si Big Mama se nuk ke zgjidhje tjetër”, tha Meridiani.

Kujtojme se zgjedhja e Monikës (e cila zgjodhi te shpetone Beatrix) në zinxhirin e nominimeve është diskutuar tepër brenda shtëpisë.

Iliri e ka komentuar këtë zgjedhje si një mesazh indirekt ndaj Donaldit duke ruajtur kështu balancat e marrëdhënieve brenda shtëpisë.