Ndahet nga jeta ne moshen 74 vjecare komentatori i njohur i sportit shqiptar.

Komentatori dhe gazetari i sportit, Vladimir Grillo është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 74-vjeçare.

Mësohet se Grillo vuante nga një sëmundje.

Lajmi është bërë i ditur nga një prej kolegëve të tij në RTSH, Defrim Methasani, i cili shkruan:

“Shuhet ikona e ekranit për sportin Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori me të cilin ndava 25 vite të jetës sime.

Humba një mik të shtrenjtë, ashtu si familja Grillo njeriun më të dashur të saj. Vërtet dhimbje e madhe. Rtsh humbi simbolin sportiv dhe të mikrofonit.

Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe komentit në moshën 74 vjeçare. U prehtë në paqe. Mungesa e tij do të na shoqëroj gjithë jetën”.