‘Dukesh si dollapi im kur bëhet rrëmujë’, Aurela Gaçe i kthehet ndjekësve

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe gjithmonë është komentuar për stilin e saj dhe look-un e guximshëm që tregon herë pas here. Shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, Aurela së fundmi është përballur me shumë kritika për shkak të veshjes së saj.

Këngëtarja e njohur ka publikuar një foto ku shihet e veshur me një xhaketë të gjatë xhins, një shall jeshil dhe xhinse të gjëra, mirëpo pamja e saj nuk është pritur mirë nga fansat të cilët e kanë quajtur të pastrehë me këtë veshje.

“Dukesh si dollapi im kur bëhet rrëmujë”, i ka shkruar njëri nga fansat, ndërkohë që një tjetër i thotë: “Sinqerisht mendimi i parë që më erdhi ndërmend ishte që po shikoja një foto me një person të pastrehë. Thjesht nuk është për ty e dashur.”

Të gjitha këtyre komenteve Aurela i është përgjigjur duke iu mbyllur gojën një herë e mirë të gjithëve.

“Bobbo bbobo rrofsh. Herë tjetër do të ta marr dorën, mirë? Rrofsh”, ka thënë këngëtarja me ironi duke treguar se nuk i interesojnë aspak kritikat e fansave.