E mbani mend Turnën? Rikthehet në ekranin shqiptar

Me siguri të gjithë e mbani mend serialin “Nënë” i cili i mbërtheu të gjithë shqiptarët para ekranit me historinë e veçantë. Aktorja e cila luante rolin e Turnës, Beren Gokyildiz do të rikthehet në ekranin shqiptar.

I ftuar sot tek “Rudina”, drejtori i programacionit të TV Klan, Albert Dumani zbuloi se do të nisë një serial turk me aktoren Beren Gokyildiz.

Seriali quhet “Vajza ime” dhe do të nisë transmetimin në shtator. Ky serial tregon marrëdhënien e veçantë të babait, Demir me vajzën e tij, Ëjky.

Ëjky jeton me tezen e saj pasi mamaja e kabraktisur ndërsa të atin nuk e ka takuar asnjëherë. Pasi mëson se Ëjky është e sëmurëtezja e braktis atë dhe i tregon vetëm adresën e shtëpisë së të atit, Demirit.

Ëjky takohet me të atin, Demirin i cili bën jetë të shthurur dhe nuk e dinte që kishte një vajzë. Demir nuk mund ta pranojë Ëjkyn si vajzën e tij, por detyrohet të jetojë bashkë me të.

Demir mëson të jetë një baba shembullor dhe fillon t’i japë dashurinë e merituar vajzës së tij. Mirëpo kur merr lajmin se Ëjky është e sëmurëbota e tij dopërmbyset.

Seriali “Vajza ime” transmetohet aktualisht në Turqi dhe është një ndër serialet më të ndjekur. Rolin kryesor e luan aktori Bugra Gulsoy të cilin e njihni nga roli i “Gynej” në serialin “Kuzey Guney” ndërsa rolin e Ëjkys e luan aktorja Beren Gokyildiz./Xing.al