E bukur si një kukull, kjo është vajza shqiptare që i ka bërë të gjithë për vete në rrjetet sociale

Grisela Ballolli është një vajzë shqiptare 21-vjeçare që jeton prej vitesh në Belgjikë. Ajo është bërë mjaft e njohur në “Tik Tok” për bukurinë e saj dhe videot e kërcimit që ndante me ndjekësit.

Aktualisht numëron në “TikTok” mbi 658 mijë persona që e ndjekin dhe e mbështesin ne videot e saj që marrin shumë pëlqime dhe reagime.

Në një lidhje me “Skype” në emisionin “Ditë e re”, ajo u pyet nëse do ishte dashuria arsye për t’u kthyer në Shqipëri, modelja i është përgjigjur se për dashurinë do kthehej të jetonte në Shqipëri, madje me kënaqësi të madhe.

TikTok është kthyer në një mundësi të artë për shumë të rinj dhe të reja sidomos për t’u bërë lehtësisht të famshëm dhe të kenë shumë ndjekës.

Por jo vetëm kaq, shumë prej tyre kanë arritur ta kthejnë në një punë ose biznes më vete duke gjeneruar të ardhura të konsiderueshme fale videove të tyre në TikTok.

Grisela Ballolli nuk është rasti i parë që një shqiptar apo shqiptare e re është bërë e famshme përmes TikTok dhe e ka shfrytëzuar më së miri këtë rrjet social.