E fundit/ Deklarata e forte e Klodian Çalamanit: Po të kisha benzinë, s’kishit për ta gjetur kurrë

Një detaj nga dëshmia e Klodian Çalamanit është zbuluar sot nga avokati Ermal Hamataj.

Mësohet se autori , në dëshminë ka thënë se nuk do e gjenin trupin e 8-vjeçarit nëse do të kishte benzinë në shtëpi.

“Mësohet që ai të jetë shprehur që nuk kisha benzinë se po të kisha benzinë ju s’kishit për ta gjetur kurrë . Pra ai nuk eshte ne terezi nga trut”– tha avokati Ermal Hamataj.

Ndërkohë babai i djalit tha se në oborrin e banesës së autorit, përveç vendit ku ishte vendosur vogëlushi i mbuluar me baltë, janë gjetur të hapura edhe dy gropa të tjera.