Ndahet nga jeta në moshën 37-vjeçare aktori shqiptar

Një lajm tejet i trishtë për artin shqiptar. Ka ndërruar jetë para kohe në moshën 37-vjeçare aktori Hajrullah Ramizi.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur Teatri shqiptar në Shkup, ku ai ishte i angazhuar.

“Me pikëllim të thellë ndajmë me ju lajmin e zi për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut tonë Hajrullah Ramizi”, thuhet në njoftimin e Teatrit.

Gjatë përvojës së tij mbi 10 vjeçare në Teatrin Shqiptar, Hajrullahu u bë pjesë e shfaqjeve: Brekët, Vojceku, Kaligula, Jetë me qira, Makbethi, Arseniku dhe dantelat e vjetra etj.

Përpos teatrit, aktori ka qenë shpesh i angazhuar edhe me produksionet filmike të rajonit dhe ka luajtur në filmat: Eduart, Time of the Comet, Lufta Mbaroi, 1955, Just another confused elephant, Punk Is Not Dead, 4 Oret, To the Hilt, Fati etj.