Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

E pabesueshme/ Humbi të bijën prej 25 vitesh, babai merr lajmin e madh

Një histori me fund të lumtur ka qenë ajo e trajtuar sot në rubrikën ka një mesazh për ty tek “E diela Shqiptare”.

Në vitin 2017, Mirgena kontaktoi me emisionin për të rrëfyer historinë e mbesës së saj, Kristinës ose Gurjanës, siç e njihte familja e saj, e cila kishte humbur prej vitesh çdo kontakt me ta. E ëma e kishte braktisur atë, ndërkohë që babai rrit 3 fëmijët e tjerë.

Pas ardhjes në emision të Gencit, vëllait të Mirgenës dhe babait të Kristinës, Ardit Gjebrea ka një mesazh për të dy. 25 viteve pritje iu erdhi fundi, dhe ata mësojnë se vajza është mirë, dhe tashmë pret të bëhet nënë.

Ajo ishte birësuar vite më parë nga një familje, dhe tashmë ka ndërtuar familjen e saj jashtë Shqipërisë.

Ardit Gjebrea: Vajza quhet Kristina. E kanë çuar në jetimore. Më pas vajza është birësuar. E ka mbajtur shumë mirë një familje. Sot nuk është në Shqipëri, është jashtë shtetit sepse pas pak muajsh do të të bëjë gjysh, është shtatzënë. Nuk vinte dot, kërkon ndjesë për këtë, na kërkon numrin e telefonit dhe sapo të dilni që këtu, mund të flisni me të. Na ka çuar një foto.