E përlotur, Xhensila Pere rrëfen historinë e trishtë: Një muaj vetëm po qaja para pasqyrës

0
82

Ish-banorja e “Big Brother” Xhensila Pere e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ka rrëfyer për vështirësitë që i është dashur të kalojë në jetë.

Pere ka treguar se si ishte kthyer në forcë për të ëmën, e cila ishte e diagnostifikuar me kancer.

“Do tregoj diçka shumë personale. Para disa viteve kam kaluar një periudhë shumë të vështirë në jetën time dhe kisha vënë re që vetëm po qaja. Një muaj vazhdova në këtë lloj situate. Në një moment isha duke qarë para pasqyrës dhe i thashë vetes: Kjo do të vazhdosh të jesh? Fshiva lotët, buzëqesha para pasqyrës dhe e kalova kështu situatën time të vështirë.

Ishte një periudhë shumë e vështirë me mamin tim, e cila ishte diagnostikuar me kancer. Ishte e papërballueshme nga ana ime, sepse isha dhe pak e vogël. Ndryshimi më ndodhi para pasqyrës. Mora forcë dhe thashë, që edhe mami nuk do që të më shohë ashtu. Unë u bëra forca e mamit. Madje kirurgu kur më takon më thotë: Ti je shpëtimtarja e mamit”, tregoi Xhensila e përlotur.

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here