E trishtë, ndahet nga jeta në moshën 49-vjeçare artistja e njohur

0
243

Është ndarë nga jeta në moshën 49 vjeçare kantautorja e njohur Andrea Martin. Lajmi u konfirmua përmes një deklarate të postuar në InstaStory-n e Instagram-it të saj, të hënën.



“Të dashur familje dhe miq, me një zemër të lënduar ju njoftojmë për humbjen e bukuroshes sonë Andrea Martin, e njohur edhe si “Annie”.

Andrea do të mbahet mend gjithmonë për pasionin dhe përkushtimin e saj ndaj familjes dhe miqve. Ndikimi i saj do të vazhdojë të ndihet dhe të dëgjohet për një jetë të tërë. Ne ju falënderojmë paraprakisht për ngushëllimet, dashurinë, dhembshurinë dhe mirëkuptimin tuaj gjatë kësaj kohe.

Përgjithmonë një legjendë. 14 Prill – 27 Shtator”, thuhej në deklaratë. Përveç shkrimit të teksteve për artistë të njohur, Martin ishte e talentuar edhe për muzikë. Ajo publikoi në vitin 1998 albumin e saj debutues “The Best of Me”.