Edhe me kungull, edhe me çokollatë. Receta e kekut të parezistueshëm!

0
3

Ju ka shkuar mendja për një ëmbëlsirë dhe s’po dini se çfarë të përgatisni? Ja një ide që ju sjell Shije: Kek me çokollatë e kunguj.



Ju bëftë mirë!

Përbërësit:

4 kokrra vezë
200 gr sheqer
80 gr gjalp (ambient)
350 gr kungull i verdhë(në avull)
2 lugë gjelle mjaltë (sipas dëshirës)
300 gr miell
50 gr niseshte
1 pako pluhur pjekës
1 lugë çaji kanellë
100 gr çokollatë fondente
Sheqer pluhur për dekor
Përgatitja:

Fillimisht në një tigan me 1 lugë çaji gjalpë kaurdisim kungullin për 10 minuta. Rrahim vezët me sheqerin deri sa sheqeri të shkrijë dhe veza të rrisë volumin. Shtojmë gjalpin dhe i rrahim së bashku deri sa të na formohet një masë e lidhur.
Pasi kungulli të jetë zbutur mirë dhe të jetë ftohur e kalojmë në blender. E kthejmë në pure të cilën e shtojmë në tasin me vezë e më pas e përziejmë mirë.
Përziejmë në një tas miell, niseshte, pluhur pjekës e kanellë dhe e shtojmë gradualisht në tasin me vezë e kungull. I përziejmë me spatula dhe në fund shtojmë dhe çokollatën.
E trazojmë dhe e vendosim brumin në një tepsi të lyer me gjalpë dhe pak miell. E pjekim në temperaturë 180ºC për 40-45 minuta. Pasi ftohet e spërkasim me sheqer pluhur.