Edhe pse kane kaluar 12 dite ne rrenoja shpetohen 3 persona mes tyre dhe femije

Pas 12 ditësh kërkime tre persona duke përfshirë një fëmijë dolën të gjallë nga rrënojat e ndërtesës së banimit Kanatlı. Ata u shpëtuan nga ekipet e kërkimit të cilët nuk i kanë ndalur kërkimet ndonëse shpresa për të mbijetuar sa vjen e venitet.

Ekipet shpëtuan një fëmijë, një grua dhe një burrë, të cilët konsumuan lule dhe insekte për të mbijetuar. Ndërkohë vazhdojnë me intensitet të pandërprerë operacionet e kërkim-shpëtimit në Hatay.

Pamjet e transmetuara nga rrjetet televizive tregojnë se tre personat janë dërguar në autoambulanca për të marrë mjekimin e nevojshëm.