Komentuesit shenjestrojnë Einxhel Shkira për peshën. Ja sa keq ja kthehen ajo

Moderatorja Einxhel Shkira është përballuar me disa komente negative për shtimin e peshës pas lindjes.Disa prej ndjekësve i kanë vënë në dukje se ka marrë shumë kilogramë mbasi solli në jetë djalin e saj, me partnerin Dj Dagz.

“Kuptohet që pas shtatzënisë ke marrë disa kg, është normale, por duke veshur rroba kaq të lirshme dhe të mëdha ngjan keq”, i shkruan një komentuese. Dhe moderatorja iu është përgjigjur: “Të drejte ke, kot që nuk vesha disa të ngushta që ti grisja fare më mirë. S’di që kur të kesh shtuar disa kg ngjan më keq. Çfarë do të thoni me këtë që të gjitha mbi 70 kg ngjajnë më keq?”.

Në një postim tjetër, Einxhel Shkira shkroi: “Unë do të kthehem prapë 60 kg po ju çfarë do t’i bëni shpirtit tuaj të zi.”

Moderatorja kishte edhe një mesazh për të gjitha vajzat që përballen me komente si ajo: “Si detyrohemi askujt perfeksion, aq më pak në fizik. Gjithë ky presion mbi ne duhet të marrë fund dhe të kuptojnë se është qesharak vreri që hedhin kundrejt pamjes sonë. Sepse jemi të gjitha perfekte me imperfeksionet tona, Gjumin e ëmbël juve dhe kileve të arritura me aq mund.”