Ekipi habitet pasi nxjerrin gruan 9 dite ne rrenoja. Ja cfare kerkoi ajo

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në Turqinë jugore, edhe pse shpresa për gjetjen e të mbijetuarve u zbeh nëntë ditë pas tërmetit fillestar.

Qeveria turke ka thënë se 74 ekipe nga jashtë kanë ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit në vend.

Pavarësisht uljes se shanvece për gjetjen e njerëzve të gjallë, një 42-vjeçare u nxor nga rrënojat në Kahramanmaras pas 222 orësh.

“‘Ndihmë’, erdhi një zë nga brenda. Na u prenë këmbët, na rrëmbeu gëzimi. Ishte person që ne po kërkonim. Ishte e shëndetshme. Nuk gjej fjalë për të thënë”, tha dikush nga ekipi që bënë të mundur shpëtimin e Melike İmamoğlu.

Ndërsa motra e saj ka rrëfyer momentet gjatë përpjekjeve të shpëtimit: “Ata menduan se ajo donte ujë, por ajo po pyeste për vajzën e saj”.

Mësohet se 42-vjeçarja u dërgua në spital dhe ishte në vetëdije.

Një tjetër shpëtim u krye pas 212 orësh, ku 77-vjeçarja Fatma Güngör u nxor nga rrënojat dhe i mbijetoi tërmetit të Turqisë.

Sipas ekspertëve, 72 orët e para konsiderohen si kritike dhe raporti i mbijetesës zvogëlohet gradualisht në 6 për qind deri në ditën e pestë.