Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Elizabeth e kishte parashikuar këtë gjë prej vitesh, ja si duhet të vishen pjesëtarët e familjes mbretërore në rast zie

Ditën e djeshme mbretëresha Elizabeth II, mbylli sytë në moshën 96-vjeçare në Balmoral Castle, rezidencën e saj të preferuar të fëmijërisë. Lajmi i ndarjes nga jeta i sovranes më jetëgjatë të monarkisë britanike gjeti të “papërgatitur” miliona qytetarë anglezë e jo vetëm, por edhe anëtarët e familjes mbretërore, të cilët ndonëse ishin të ndëgjegjshëm që gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar, shpresonin që mbretëresha do ia dilte.

Pas telefonatave me krerët e shteteve, njoftimit për publikun dhe bisedimeve të para për ngjitjen në fron të mbretit të ri, do të organizohet funerali shtetëror. Në këtë periudhë zie, padyshim që familja mbretërore duhet të respektojë rregulla të veçanta edhe përsa i përket stilit.

Të gjithë e dinë rregullin e veshjes së zezë, të vendosur shumë dekada më parë nga Mbretëresha Elizabeth. Anëtarët e familjes mbretërore nuk mund të kapen të papërgatitur nga një humbje e papritur dhe për këtë arsye janë të detyruar të udhëtojnë me një kostum/fustan të errët në valixhen e tyre.

Gratë e familjes mbretërore duhet të vishen nga koka te këmbët me të zeza si dhe duhet të mbajnë kapela. Përdorimi i vellos së zezë është i nevojshëm, por jo i detyrueshëm. Kate Middleton dhe Camilla nga Cornwall, për shembull, mund të huazojnë bizhuteri nga koleksioni i mbretëreshës. Princesha Anne, vajza e vetme e Elizabeth, është e vetmja që bën përjashtim nga ky rregull. Me shumë gjasa ajo do të veshë uniformën e nderit të kundëradmiralit. Politikanët dhe gazetarët anglezë do të vishen gjithashtu me ngjyra të errëta, në shenjë respekti.