Vera Ora në një rrëfim të sinqertë. Ja cfare pune ben ne shtepi Rita Ora

0
395

Së fundmi, Vera Ora, mamaja e Ritës në një intervistë për “Euronews Albania” ka rrëfyer emocionet e saj teksa ndiqte koncertin e së bijës në Tiranë, fillimet e karrierës së saj, madje edhe si është Rita brenda mureve të shtëpisë.

“Rita bën shumë performanca dhe secila është shumë interesante, por në Shqipëri është speciale për ne si familje edhe për Ritën sepse ajo e din që është në një vend që njerëzit e duan dhe e ka atë sinqeritetin që të shprehet shumë më lehtë dhe e ndjen afërsinë, kjo performancë ka qenë shumë eksplozive dhe me energjinë e saj”,– u shpreh fillimisht Vera. Fillimet e karrierës në muzikë të autores së hitit “Your Song”, nuk janë shumë të ndryshme nga një pjesë e madhe e artistave të tjerë.

Mamaja e Ritës u shpreh se shkak i angazhimeve të saj, ajo nuk e kishte dalluar talentin e vajzës. Rita u pikas në një shfaqje të shkollë.

“E morën në një prezantim të shkollës për festën e Krishtlindjeve dhe kishte marr një rol kryesor në këndimin në shfaqje. Unë e kam pasur djalin shumë të vogël, 6 muajsh dhe kur ikëm atje i them bashkëshortit ‘Besnik kjo këndon shumë mirë’. Unë u befasova”, shtoi nëna e artistes. Ky ishte hapi i parë i Orës në muzikë, për të mos ndaluar më pas duke u angazhuar në korin e shkollës dhe fill pas kësaj duke marrë pjesë në një audicion për një shkollë muzike, të cilin e fitoi.

Megjithëse atë e njeh e gjithë bota dhe gëzon një numër të madh adhuruesish, Rita është një vajzë e thjeshtë dhe sillet e barabartë në familje duke ndarë edhe punët. Vera Ora në profesion psikologe, tregoi se ylli shqiptar përpiqet t’i ndihmojë të gjithë.

“Rita tani kujdeset për neve, për motrën, vëllain dhe rrethin e saj. Kur Rita vjen në shtëpi fama e saj mbyllet, nuk ka dallim mes fëmijëve të tjerë, duhet t’i lajë enët, banjën ta pastroj, është e kuptueshme, ajo e gëzon thjeshtësie që familja i sjell, i duket më normale se atë që ka punë. Unë i them Ritës që të gjithë jemi yje në profesionin ton