Ëmbëlsirë me qumësht dhe mollë është një tortë e butë dhe aromatike pra shumë e mirë për mëngjes. Përgatitja e kësaj ëmbëlsire është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë, vetëm ndiqni hapat dhe përdorni mollë të mira bio.
Përbërësit e nevojashëm janë: 300 gr miell, 3 kokrra mollë, 250 gr sheqer, 3 kokrra vezë, 70 gr gjalpë, 200 ml qumësht, 16 gr fryrës për ëmbëlsira dhe 1 kokërr limon
Si ta përgatisim? Për të përgatitur ëmbëlsirën me qumësht dhe mollë, fillojmë duke larë mollët pasi ato do ti përdorim të paqëruara dhe i presim në feta jo shumë të holla. Ndërsa disa pjesë të mollës do i presim në kubik të vegjël.
Kështu fillojmë duke vendosur fetat e mollës në një enë, duke i hedhim sipër sheqer dhe i shtrydhim lart lëngun e limonit.
Në një enë tjetër rrahim të verdhat e vezëve se bashku me sheqerin derisa të arrij një masë shkumoze. Ndërsa të bardhat e vezëve do t`i rrahim në një enë tjetër dhe e ruajmë më pas masën në frigorifer.
Tek ena me të verdhat e vezëve shtojmë miellin e situr më parë, gjalpin e shkrirë por të ftohur jo të ngrohte dhe qumështin. I trazojmë më kujdes që të mos bjeri vëllimi i brumit. Shtojmë kubik molle për në brendëdhe dhe e trazojmë masën e brumit per ëmbëlsirë me qumësht.
Shtojmë edhe fryrësin për ëmbëlsira tek të bardhat e vezëve të rrahura më parë dhe i trazojmë mirë më kujdes nga poshtë lartë.
Hedhim masën e përgatitur në një enë të tepsi te lyer me pak gjalpë dhe pudrosur me miell. Diametri enës të jetë diku tek 24 cm.
Nga sipër i vendosim copët e tjera të mollës duke i renditur sipas dëshirës.
Ëmbëlsira me qumësht dhe mollë do piqet në temperaturën 180 °C për rreth 40 minuta dhe para se ta heqim duhet të bëjmë provën me shkop nëse është pjekur.