Erdhi nga Italia para 2 ditesh, një grua nga Lushnja izolohet në QSUT, dyshohet se ka koronavirus

Tashme Italia njihet si vendi qe po perhap me shume koronavirusin ne te gjithe europen dhe te gjithe syte i kane atje.Jane mbi 4500 te infektuar dhe mbi 700 te sheruar nga virusi ndaj shpresojme qe te kemi nje shprese.

Por dhe Shqiperia eshte ne tension nga ardhja e shqiptareve nga Italia sepse ata mund te kene marre dhe virusin me vete.

Por nje rast i cuditshem ka ndodhur ne Lushnje ku nje 50 vjecare është paraqitur me simptoma të vështirësive në frymëmarrje, temperaturë e lartë dhe dhimbje artikulacionesh.

M.V nga Urza e Lushnjes pas egzaminimeve të bëra në spitalin e Lushnjes është mbajtur në karantinë dhe pas një ore është nisur drejt QSUT për egzaminime të mëtejshme dhe per nje vizite me te detajuar.

Mësohet se 50- vjeçarja kishte dy ditë që ishte kthyer nga Padova në Itali. Me simptomat e paraqitura dyshimet janë se 50-vjeçarja mund të jetë prekur nga Koronavirus.

Deri tani Shqiperia nuk ka asnje te prekur qe Ministria e Shendetsis ta konfirmoj por problemi eshte se te gjithe shqiptaret qe vijne nga italia do jene problemi me i madh per ne sepse ata mund te marrin virusin me vete ndaj duhet te evitoni udhetimet shqiperi itali shqiperi.