Ministri i Shëndetësisë jep detaje te reja për dy personat nga Dibra që janë prekur nga koronavirusi

Pasi cifti nga Dibra mund te jete infektuar nga koronavirusi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, doli sot pasdite në një konferencë të posaçme për shtyp per rastin ne fjale.

Cifti qe errdhi nga Breshia kanë infeksion në rrugët e frymëmarrjes.

Ata do marrin mjekim te specializuar ne Shkup nga nje ekip mjekesh te specializuar dhe shpresojme te behen me mire.

“Pasi hynë në vendin tonë, dy personat morën një autobus në Kumanovë, më tej në Shkup dhe vijuan udhëtimin deri në Dibër”, pohoi ministri duke lënë të kuptohet kështu se dy të prekurit nga koronavirusi mund të kenë infektuar një numër të madh njerëzish në zonat që përshkuan.

“Më 2 mars ata kërkuan ndihmë nga mjeku i familjes në Dibër, i cili nuk i diagnostikoi ata me koronavirus, por u tha të mjekohen në kushte shtëpie.

Më 6 mars, ditën e sotme ata shkuan te një mjek infeksionist në Gostivar i cili kërkoi kryerjenne testeve që rezultuan prekje nga koronavirusi.

Ministri foli për karantinimin e vëllait të pacientes dhe shtoi se po bëhen përpjekje të gjenden personat që kanë qenë në autobusët që ka udhëtuar çifti.

Rrezik më të madh, sipas tij, ka për udhëtarët të cilët kanë qenë të ulur tre radhë para dhe pas pacientëve, por, siç theksoi, do të intervistohen të gjithë dhe, në pajtim me konkludimet do të caktohen hapat e ardhshme.

Ndaj beni kujdes te udhetosh drejt Italise duhet te keni shume kujdes.