Fëmija i parë Afgan vjen në jetë në Shqipëri/ Prindërit i vendosin emrin e vecantë shqiptar: Ja si e quajten

Ka ardhur në jetë fëmija u parë afgan në Shqipëri në spitalin rajonal të Lezhës.

Bëhet me dije se nëna 27-vjeçare afgane që është strehuar përkohësisht në Shqipëri ka sjellë në jetë fëmijën e saj të gjashtë.

Prindërit kanë vendosur ta quajnë fëmijën me emër shqiptar, Alban.

Mësohet se në spitalin e Lezhës ka edhe nëna të tjera afgane që presin të sjellin në jetë bebet e tyre.

Kujtojmë që deri më tani në Shqipëri janë strehuar rreth 1 mijë afganë.