Ç’duhet të bëjnë të shëruarit nga COVID-i?Doktori ben deklaraten e fort

0
85

Nga Dr. Erion Dasho.



Vazhdojnë debatet lidhur me nevojën ose jo që të shëruarit nga COVID-i të vaksinohen. Si shpeshherë gjatë pandemisë njohuritë dhe, për rrjedhojë, edhe rekomandimet ndryshojnë.

Studimi izraelit tregoi se imuniteti natyror ishte më i fortë se ai i krijuar nga vaksina. Disa herë më i fortë. Por një pyetje ende nuk ka marrë përgjigje:

A është imuniteti i njëjtë tek personat që e kanë kaluar COVID-in me klinikë të plotë dhe asimptomatikët?

Studime të shumta flasin se asimptomatikët pothuajse nuk prodhojnë antitrupa. Një mundësi (ajo e preferuara) do të ishte që edhe në përballje me variante të reja të virusit, këta persona të kenë të njëjtën ecuri të infeksionit, pra të mos sëmuren.

Logjika këtë të sugjeron, por praktika ka treguar se varianti delta preku (madje me klinikë të plotë) edhe personat e shëruar më parë.

Në këto kushte, unë i rekomandoj cilitdo personi të shëruar nga COVID-i kryerjen e një doze të vetme të vaksinës Pfizer ose Moderna, e cila është treguar më e afta në nxitjen e një përgjigje të fortë imunitare tek personat e shëruar.

Dimri është në prag!

Për të forcuar imunitetin dhe ulur ndjeshëm riskun e infektimit, sëmundjes dhe komplikacioneve, VAKSINOHUNI!

Kjo vlen edhe për të shëruarit nga COVID, sidomos kur kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga koha e shërimit!