“Fëmijët nën 5-vjeç dhe personat mbi 65-vjeç më të bejn kujdes”. Tritan Kalo ngre thirrje urgjente: Kini Kujdes sepse po…

Mjeku Tritan Kalo ka dalë me një apel ndaj qytetarëve lidhur me temperaturat e larta në vendin tonë.

Në një status në rrjetin social Facebook, Kalo thekson se fëmijët nën 5 vjeç dhe të rriturit mbi 65 vjeç.

Mjeku sakaq u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes me ushqimet e përgatitura të shitura ose të konsumuara në kushte higjeno-sanitare jo të përshtatshme, kryesisht ato që vijnë nga shitësit ambulante buzë detit apo buzë rrugëve. Po ashtu Kalo thekon se kurrë nuk duhet të ripërpunoni termikisht për ushqimet e mbetura.

‘Vetndërgjegjësimi mbetet primordial në përballimin e kësaj situate…..

Temperaturat e larta rrisin shumë rreziqet e toksiko-infeksioneve ushqimore prej ushqimeve të përgatitura të shitura ose të konsumuara në kushte higjeno-sanitare jo të përshtatëshme….45-50% e tyre vinë kryesisht nga shitësit ambulantë buzë detit apo buzë rrugëve, të pa paisur me mjete të përshtatëshme frigoriferike për ruajtjen e ushqimeve që tregëtojnë….KURRË mos ripërpunoni termikisht për një fitim të munguar ushqimet e mbetura për t’i ritregtuar ato, sidomos orizin e gatuar disa orë ose ditë më parë….

Grumbullimet masive për ceremonitë festive të gëzimeve familjare janë potencialisht të rrezikshme, nëse organizuesit e tyre i nënvlerësojnë kushtet higjeno-sanitare të përgatitjes, të ruajtjes dhe të shërbimit të ushqimeve për këto ceremoni….VERA po ashtu bashkëshoqërohet me infeksione nga më të ndryshmet të çdo organi tonë….Ndaj KUJDES dhe vetëm KUJDES’- shkruan Kalo ndër të tjera.