Poni humb njeriun e shtrenjtë të familjes dhe të këput shpirtin me fjalët: ahhhh c’na ke bërë kështu

Këngëtarja e njohur shqiptare, Poni ka humbur një nga njerëzit e saj më të dashur, kushërirën. Ka qenë vetë ajo e cila ka ndarë me ndjekësit këtë lajm të hi dhur përmes një postimi në “Instagram”. Krah fotos së kushërirës së ndjerë Poni në trishtim të thellë thotw se shpirti i është cop ëtuar nga ikja e saj në moshë të re.

Teksa ka kujtuar të gjitha momentet e bukura me të, Poni shkruan se mos ketë merak për tre yjet që ka lënë mbrapa pasi të gjithë njerëzit e saj të dashur do të kujdesen për ta

“Kush do me zgjoj nga kjo enderr e keqe, e tme thote se ti je me ne E bukura ime ti! Per cfare motra jote per ty , per rinine tende apo tre yje qe ke lene mbrapa Mos ki merak e shtrenjta ime per Elen ,Naden dhe Martinin do tu gjendemi gjithmone prane sa te mundim.

Kur te vi ne Itali une do pres te hysh si flutur , e te ulesh ne supin tim e te kendosh bashke me mua o e bukura ime. Kur erdhi motra jote te pa në spital, përpara një jave mu ca zemra nga nëj dhimbje që nuk ja uron as ar mikut. Motër zoti nuk më dha, por unë kisha ty dhe të gjitha kushërirat e mija si motra. A të kujtohet ty e bukura ime kur ishe vogël dhe kishte lidhur një fjongo të kuqe u rrez ove dhe th yeve krahun, dhe të gjithë të thanë mos e lidh me fjongon, po nuk ek ishte fajin fjongo po syri që shkonte tek bukuria jote o shpirti i motrës.

Po kur të thoja o motra sa e bukur je dhe duke qeshur ma ktheje, jami fis i bukur nuk kam faj. Ah sikur ta dije se çfarë na ke bërë, na i ke këputur shpirtin”, shkruan këngëtarja.