Flet për herë të parë mjeku grek që u qëllua nga partnerja shqiptare: Shikoni se sa euro me ka marr dhe ci ka ber gruas time

Sipas mediave të huaja, 68-vjeçari grek Jorgo Neos, në një deklaratë që ka dhënë për mediat ka thene ndaj Klodiana Çelës, se prej vitesh ajo e përndjek.

“Ka shumë vite që kemi një mosmarrëveshje ligjore. Ajo u dënua së fundmi me katër muaj burg për shantazh, shumë procese gjyqësore të tjera nuk kanë mbaruar. Ajo ka ardhur dy herë dhe më ka rrahur gruan. Më ka shantazhuar dhe më ka marrë para, mbi 100 mijë Euro”, ka treguar okulisti.

Ai ka shtuar më tej se ish-gruaja e tij i ka shkuar poshtë shtëpisë dhe i ka prish makinën atij dhe familjarëve të tij.

Ata janë në proces divorci dhe se së fundmi Klaudia Çelo e akuzon 68-vjeçarin se i ka marrë vajzën e tyre dhe nuk e lejon që kjo e fundit të takojë.

Jorgo Neos dhe Klaudia Çelo prej vitesh kishin probleme me njëri-tjetrin dhe debate të vazhdueshme.